Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.
I pyetur nga mediat, Thaçi ka deklaruar se nga prokurorë të speciales nuk është intervistuar as në Prishtinë, e as në Vjenë.
“As nuk jam intervistuar as në Prishtinë, as në Vjenë”, ka thënë ai shkurtimisht.
I pari i shtetit ka thirrur konferencë për media lidhur me takimet që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.