Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka shkruar se momentum dhe përkrahja amerikane duhet të shfrytëzohen për arritjen e një “marrëveshjeje përfundimtare”.
Ndërkohë, ai është shprehur edhe kundër “lajmeve të rreme”.
“Faleminderit Richard Grenellit, Matt Palmerit dhe Ambasadës amerikane në Kosovë për një deklaratë qetësuese të radhës. Duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe përkrahjen e SHBA-së për ta rifilluar dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm drejt këtij qëllimi”.