Një burrë ka vdekur dje në vendin e punës në Gjilan, bën të ditur Policia e Kosovës.
Me këtë rast dy të dyshuar janë arrestuar për, “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, transmeton Koha.net.
“Viktima mashkull K-Shqiptar për deri sa ishte duke punuar dhe si pasojë e lëndimeve, viktima ka vdekur. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.