Yll Rugova është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Vendimin, sot, e ka marrë kryeministri Albin Kurti.
“Yll Rugova u lind më 1984 në Prishtinë. Ka mbaruar studimet bazike dhe ato të masterit për Dizajn Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës. Ka qenë drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fillim të legjislaturës së fundit. Themelues i hapësirës ekspozuese për artet pamore ‘Motrat’ në Prishtinë, ndërkohë që ka ushtruar veprimtarinë profesionale kreative edhe përmes grupit të dizajnit ‘Tembelat’. Shquhet si aktivist i shoqërisë civile, i angazhuar në protesta dhe aktivitetet tjera politike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.