17 raste të reja me Covid në Kosovë, shkon në 780

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se sot janë shënuar 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa ka theksuar se 35 të tjerë janë shëruar.

Numri në total i të infektuarve në Kosovë me Covid-19 shkon në 780, transmeton KOHA.

“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive. Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim. Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve”, ka shkruar Vitia.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë ai thekson se akoma nuk ka kaluar rreziku.

“Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi assesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, shkruan Vitia.