39 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të enjten në Kosovë, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar edhe për 21 të shëruar.
Të enjten janë testuar 255 mostra.
Të gjitha rastet pozitive janë raste kontakti. 26 raste janë nga komuna e Pejës, nëntë nga Prizreni, dy nga Mitrovica e Veriut dhe nga një në Istog e Zveçan.
Deri tash në Kosovë janë testuar 5627 mostra të dyshimta. Numri total i të prekurve me koronavirus arrin në 669, ndërsa me shtimin e 21 personave të shëruar numri total i të shëruarve arrin në 159.
19 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.