5 pacientë nën përkujdesin intensiv, 43 të tjerë të shtrirë në klinikë, shifrat e të infektuarve me koronavirus në Kosovë

43 pacientë janë të shtrirë sot në Klinikën Infektive të prekur me koronavirus

Sipas njoftimit 5 raste janë trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi:

Reklama e sponzorizuar

Bazuar në raportin ditor nga Klinika Infektive e QKUK-së, në këtë klinikë, sot me 24.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste pozitive me Covid-19.

Gjendja e pacientëve me Covid -19, është si vijon:

43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor.