Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre në Facebook, 40 prej tyre janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërsa 1 në gjende të rëndë shëndetësore.
“Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se sot, nga Infektivja lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.