Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se bashku me shefin e kabinetit do të përfaqësojë Vetëvendosjen në takimin e sotëm që ka thirrur presidenti Hashim Thaci, raporton Televizioni T7.
Përvec Haxhiut tashmë në presidencë kanë arritur edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe ai i PDK’së, Kadri Veseli që në takim ka shkuar së bashku me deputetin Uran Ismaili.
Në anën tjetër, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj është parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit së bashku me këshilltarin e tij, Selim Selimin.