Apostolova: Takimet e mija me liderët politik nuk nënkuptojnë se i mbështes veprimet e tyre

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se takimet me liderët politikë janë pjesë e detyrave të mandatit të saj, dhe kjo nuk nënkupton që ajo i mbështet veprimet e tyre.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se veprimet e akterëve politik duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

“Sa i përket relacionit të takimeve të mija me liderët e Kosovës, duhet t’i takojë të gjitha partitë dhe liderët si pjesë e mandatit tim politik. Takimi me liderët e partive politike nuk do të thotë që i mbështeti veprimet e tyre. Qëndrimi i BE-së është që të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Reklama e sponzorizuar
Image