Sipas portalit rus, Avia.pro, Arabia Saudite ka vendosur që përfundimisht të fundosë ekonominë ruse, ekonomi e cila është e varur nga naftës dhe gazi, të cilat në strukturën e eksporteve ruse marrin pjesë me mbi 60%.
Zyrtarë të qeverisë ruse kishin deklaruar më herët se lufta për çmimin e naftës në mes të Arabisë Saudite dhe Rusisë, nuk ka ndikuar në ekonominë ruse por e ka dëmtuar Arabinë Saudite.
Këto deklarata të qeveritarëve rus nuk ishin aspak të vërteta, pasi që ishte vetë Rusia ajo e cila insistonte që nëpërmes vendeve të OPEC+, të arrinin një marrëveshje për zvogëlimin e prodhimit të naftës. Rusia tentonte që përmes zvogëlimit të prodhimit të ndikonte në ngritjen e çmimit të naftës.
Për shkak të cilësisë më të dobët, nafta ruse, apo siç quhet nafta e Uralit ka çmimin më të ulët sesa nafa Brent. Në fillim të muajit prill, nafta ruse kishte arritur vlerat më të ulëta, ku një barel ishte shitur për 13 dollarë.
Nëse e kthejmë çmimin për litër i bije se një litër naftë ishe tregtuar me rreth 6 rubla ruse, çka i bije se çmimi i një litër naftë ishte më lirë se një litër ujë, kur dihet që çmimi i një shishe ujë në Moskë mund të shkojë deri në 24-26 rubla.
Efekti i zbritjes së çmimit të naftës do të ndikoj në devalvimin e mëtejmë të valutës ruse, ku për momentin kursi i këmbimit të rublës është 75 rubla për një dollarë. Nga janari e deri me tani, rubla ruse është zhvlerësuar në raport me dollarin Amerikanë për rreth 20%.
Gjatë këtij viti, ekonomia ruse pos problemeve me rrënjën e çmimeve dhe kërkesës për naftë dhe gaz, do të atakohet edhe nga pandemia e koronavirusit.
Si pasoj e pandemisë dhe çmimeve të naftës, ekonomia ruse gjatë këtij viti pritet të ketë rënie nga -5.5% deri në -8%. Kjo rënie ekonomike pritet të pasqyrohet edhe me rritje të papunësie, ku sipas Alexei Kudrin, kreu i Odës së kontabilistëve rus, si pasoj e krizës ekonomike gjatë këtij viti pritet të trefishohet numri i të papunëve, duke shkuar deri në 8 milionë të papunë.