Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi njëherit edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Gashi ka thënë se si kryetar i AKK-së me kërkesë të kryetarëve të komunave i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të lejojë fillimin e ndërtimeve të objekteve, raporton Gazeta Express.
“Si Kryetar i AKK-së me kërkesë të kryetarëve të komunave adresova tek Kryeministri z.Kurti që të rishikojnë vazhdimin e procedurave të prokurimit publik dhe të rishikojnë mundësin e fillimit të projekteve kapitale, duke përfshirë fillimin e ndërtimeve dhe rrënimin e objekteve”, ka thënë Gashi.
Ai po ashtu i ka kërkuar Kurti që qeveria të koordinohet me komunat në hapat e mëtutjeshëm në përballjen me pandiminë Covid-19.
“Gjatë këtij takimi me theks të veçantë kërkova që të gjithë hapat që do ndërmarrë Qeveria e Rep. së Kosovës, tani e tutje të jenë në kordinim të plotë me komunat, në menyrë që të arrijmë rezultatet e duhura në menaxhim e këtij virusi duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së tij”, ka thënë kryetari i Obiliqit./GazetaExpress/