Avdullah Hoti pritet te nominohet për kryeministër

Gazeta Express mëson se Avdullah Hoti pritet të nominohet kandidat për kryeministër, edhe pse diskutimet po vazhdojnë.

Kryesia e LDK’së për më shumë se një orë po e diskuton emrin e kandidatit për kryeministër, i cili do të ishte mandatar për formimin e një Qeverie të re me AAK’në, Nismën e minoritetet.

Burimet e Expressit brenda mbledhjes së kryesisë thonë se gjasat më të mëdha janë që nga kjo mbledhje të dalin me nominimin e Hotit, edhe pse diskutimet akoma nuk kanë përfunduar.

Reklama e sponzorizuar

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë dje se në këtë mbledhje caktohet emri i kandidatit, e më pas Këshilli i partisë e miraton.

Së fundmi, emri i vetë Mustafës ka qenë më I përfoluri për të qenë kandidat, mirëpo një gjë të till kreu i LDK’së as nuk e ka pranuar e as nuk e ka mohuar në deklarimet e tij.