Inflacioni vjetor i Bashkimit Europian ishte 1.2 për qind këtë mars, nga 1.6 për qind në shkurt, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat. Në Mars 2019, niveli vjetor i inflacionit të BE-së ishte 1.6 për qind.
“Krahasuar me shkurtin, inflacioni vjetor ra në 26 shtete anëtare dhe u rrit në një,” tha Eurostat.
Normat më të ulëta vjetore ishin në Spanjë, Itali, administratën Greke të Qipros dhe Portugali (të gjitha 0,1%), ndërsa normat më të larta u shënuar në Hungari, Poloni (të dy 3.9%) dhe Republikën Çeke (3.6%).
Kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga sektori i shërbimeve, i ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani, mallrat industrialë jo-energjikë dhe energjia.
Që nga viti 2008, niveli më i ulët vjetor i inflacionit në BE ishte në janar 2015 në minus 0.5 për qind, ndërsa me i lartë u shënua në korrik 2008, me 4,4 për qind./AA