Ministrat e financavet të BE-së kanë rënë dakord për një paketë prej 500 miliardë eurosh për të mbështetur vendet anëtarë të goditura nga Covid-19.
Paketa e ndihmës përfshin mbështetje për qeveritë, kompanitë dhe punëtorët, raporton BBC, transmeton KOHA.
Ministrat e financave të BE-së nuk pranuan kërkesën e Francës, Spanjës dhe Italisë për të ndarë koston e krizës.
Më parë kancelarja Merkel hodhi poshtë idenë e borxhit të ndërsjellë.
Sipas saj nuk duhet të ketë një përgjegjësi të përbashkët për borxhet e njëri tjetrit në këtë situatë.