BE-ja mund të dështojë për shkak të krizës

Kryeministri i Italisë ka thënë për BBC-në se Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë si një projekt në krizën e koronavirusit. Giuseppe Conte thotë se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që goditen më shumë nga virusi.

Conte thotë se Bashkimi Europian duhet të ngrihet në sfidën e asaj që ai e quan “provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Nëse ne nuk shfrytëzojmë mundësinë për të vënë në jetë projektin europian, rreziku i dështimit është real”. Shkalla e infeksionit në Itali po ngadalësohet, shifrat e fundit tregojnë se rastet pozitive rriten nga një ditë më parë me pak më shumë se 1%. Dy javë më parë, rritja ishte 7%.

Reklama e sponzorizuar

“Ne duhet të zgjedhim sektorë që mund të fillojnë përsëri aktivitetin e tyre. Nëse shkencëtarët e konfirmojnë atë, ne mund të fillojmë të lehtësojmë disa masa tashmë deri në fund të këtij muaji.”

Ndërsa Italia dhe disa vende të tjera të BE përpiqen të shtyjnë më shumë anëtarë të bllokut të lëshojnë të ashtuquajturat “korona bondet” duke ndarë borxhin që të gjitha vendet e BE do të ndihmonin për të shlyer. Në mënyrë të veçantë Holanda ka kundërshtuar idenë, duke çuar në një përplasje midis ministrave të financave të eurozonës. (BBC)