Bilanci i Covid -19 në botë: Të infektuar 1.921.369 raste dhe 119.730 të vdekur

Më shumë se 1. 921.369 raste infektimi dhe 119.730 të vdekur u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 457.549 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 236 vdekje të reja dhe 64 457 raste infektimi në mbarë botën.

Reklama e sponzorizuar

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë SHBA me 1 446 vdekje, Britania e Madhe me 717 dhe Franca me 574.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 160 raste, përfshirë 3 341 vdekje dhe 77 663 të shëruar. 108 raste infektimi dhe 2 vdekje u njoftuan midis të dielës dhe të hënës .

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 568 176 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 22 935 vdekje dhe 42 071 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 20 465 vdekje për 159 516 raste, Spanja me 17 489 vdekje për 169 496 raste, Franca me 14 967 vdekje për 136 779 raste dhe Britania e Madhe me 11 329 të vdekur për 88 621 raste.

Evropa – 962 979 raste (80 370 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 593 722 raste (23 732 viktima).

Azia – 141 367 raste (5 021 viktima).

Lindja e Mesme – 102 900 raste (4 913 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 65 580 raste (2 810 viktima).

Afrika – 14 994 raste (833 viktima).

Oqeania – 7 871 raste (73 viktima).