Pjesa më e madhe e ekonomisë prodhuese në Shqipëri ka ndaluar punën prej një muaji, për shkak të koronavirusit. Duke nënvizuar se ekonomia shqiptare po kalon momente të vështira për shkak të pandemisë, “Biznes Albania” bën thirrje për të konsumuar sa më shumë produkte shqiptare.
“Thirrja qeverisë që blerjet për nevoja të popullatës prodhime vendi!”, apelon shoqata më e madhe e biznesit vendas “Biznes Albania”.
“Ekonomia është në momente të vështira për shkak të COVID. Më të goditura janë turizmi dhe prodhimi, shërbimet si dhe agrobiznesi. Popullata duhet të konsumojë produkte shqiptare”, thuhet në reagimin e ‘Biznes Albania’.