Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje si dhe zëvendësdrejtorin Nysret Kelemendi.
Lajmi për KOHËN është konfirmuar nga Zyra për Informim e KEK-ut.
“Për 15 minuta kanë ardhur e kanë lexuar letrën dhe janë shkarkuar”, është thënë nga zyra.