Bursat evropiane në rritje nga stimulimi i bankave

Tregjet e aksioneve europiane e filluan sot javën në nivele shumë mira, të galvanizuara nga mbështetja e re e Bankës së Japonisë (BoJ) dhe duke shpresuar për stimulim të mëtejshëm nga FED dhe BQE të mërkurën dhe të enjten.

Indeksi i Parisit, CAC 40, fitoi me 2,55%, Londra me 1,64% dhe Frankfurti u rrit me 3,13%, ashtu si edhe Milano me 3,09%, Madridi me 1,78%.

Kjo javë do të jetë nën shenjën e takimeve makroekonomike me dy takimet e bankave qendrore amerikane dhe europiane, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten dhe takimet mikroekonomike, me në veçanti rezultatet e kompanive teknologjike në SHBA”, tha Alexandre Baradez, analist nga “IG France”./atsh/

Reklama e sponzorizuar