CDF-i u dhuron IKSHPK-së aparaturë, sistem robotik dhe materiale për përgatitje të testeve për COVID-19

Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, i ka dhuruar sot Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, aparaturën për testime për COVID-19, e njohur si “RT PCR”, sistemin robotik për përgatitjen e testimeve me “RT PCR” dhe material shpenzues për këto testime.

“CDF vazhdon përkrahjen e zbatimit të Programit kombëtar për luftimin e pandemisë COVID 19 të Republikës së Kosovës. Ky donacion do të rrisë kapacitetin e laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me COVID 19. Për më shumë aparatura e dhuruar do të shërbejë edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse. Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes Programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF-ja në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në komunikatën e CDF-së.