Në një përmbledhje të shkurtër, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka treguar dallimet mes gripit të derrave dhe koronavirusit përgjatë kohës sa ishin në Kosovë.
Ai ka thënë se rasti i parë me AH1N1 (gripi i derrave) në Kosovë ishte konfirmuar më 27 shkurt 2009, ndërsa rasti i parë i vdekjes ishte shënuar më 24 nëntor të po atij viti.
Për një muaj, në periudhën 24 nëntor – 24 dhjetor 2009, në Kosovë nga kjo sëmundje kishin vdekur 14 persona.
Në anën tjetër, koronavirusi është shpërndarë shumë më shpejt. Rasti i parë me Sars-Cov-2 (Covid-19) është konfirmuar më 13 mars 2020. Vdekja e parë u shënua më 22 mars 2020, ndërsa deri sot (17 prill), në vend kanë vdekur 11 persona.
Deri tash në Kosovë janë regjistruar 449 persona të infektuar. Nga ta 79 janë shëruar.