Televizioni danez, TV2, raportoi të martën se Danimarka do t’i lejojë tubimet me më së shumti 500 persona duke filluar nga 10 maji.
Ky televizion e citoi Ministrisë e Shëndetësisë për informacionin e dhënë. Deri më tani, në Danimarkë lejoheshin tubimet vetëm me 10 persona ose më pak, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Sipas këtij televizioni, kufizimi i ri prej maksimalisht 500 personave për një tubim do të mbetet në fuqi deri më 1 shtator.
Ndryshe, Danimarka ditë më parë u bë vendi i parë në Evropë që e filloi rihapjen e shkollave fillore pas qëndrimit disajavor në karantinë.
Sidoqoftë, nga shkollat është kërkuar që të sigurohet distancë fizike mes nxënësve dhe që ata t’i pastrojnë duart shpesh.
Ndryshe, Danimarka deri më tani i ka regjistruar 7,515 raste të infektimit dhe 364 viktima të koronavirusit.