Ferizaj shndërrohet në epiqendër të Coronavirusit, 35 raste për 24 ore

35 persona janë konfirmuar si të infektuar me Covid 19 vetëm gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajt duke çuar kështu në total në 53 persona numrin e të prekurve me koronavirus në këtë komunë.

Kështu ka bërë të ditur për Express, burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nga aty sqarojnë se të gjithë e konfirmuarit e sotëm me koronavirus, janë raste të kontaktit të personave të parë të konfirmuar aty.

Reklama e sponzorizuar

 “Janë 35 persona. Të gjithë familjar të këtij personit të parë që është prekur’, i thanë Expressit burime brend IKSHP;së.

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka testuar 63 raste në Ferizaj. Nga ta, 35 rezultuan pozitiv.

Ndërkohë nesër pritet të testohen edhe 3o ferizajas të tjerë.

Kujtojmë, se Ferizaj është ndër komunat kosovare e cila është vendosur në karantinë.

Aktualisht, Kosova po përballet me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusin nga i cili deri më tani kanë vdekur 7 persona, janë infektuar afro 300 të tjerë si dhe janë shëruar 58 të tjerë.