Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se fshati Samadrexhë është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit.
Ky vendim, siç njoftohet, është marrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas vendimit, personi i diagnostikuar me Covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. Ndërkaq sipas Tahirit, 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.
Ai tutje ka njoftuar Policia e Kosovës, stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat.
Ndërkaq më herët, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur si vatra të përhapjes së pandemisë edhe dy fshatra në Kamenicë.