Vendet e G20 u zotuan të premten të qetësonin goditjet ekonomike të turizmit global nga pandemia e koronavirusit, një nga industritë më të goditura në të cilat miliona njerëz rrezikojnë të humbin punët e tyre.
Bllokimet e virusit kanë goditur turizmin ndërkombëtar, i cili vlerësohet të ketë një rënie prej 45 për qind këtë vit sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Ministrat e turizmit të G20 u zotuan të sigurojnë koordinimin dhe të mbështesin rimëkëmbjen e industrisë së turizmit pasi vendet e tyre të lehtësojnë masat kufizuese.
“Ne angazhohemi të ndihmojmë bizneset e sektorit të turizmit … sipërmarrësit dhe punëtorët të përshtaten dhe të lulëzojnë në një epokë të re pas krizës,” thanë ministrat në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual, të organizuar nga Arabia Saudite.
Deri në 75 milionë vende pune janë në rrezik në sektorin e punës, thanë ata, duke u bazuar në të dhënat e Këshillin Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit./France24