Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 2,055 raste të reja të infektimeve me Covid-19.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin me ekonominë më të fuqishme në Evropë shkoi në 152,438 persona.
Gjermania është një ndër shtetet me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë, bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.
Pavarësisht numrit të madh të infektimeve, qeveria gjermane ka vendosur që t’i lehtësojë masat kufizuese duke e lejuar hapjen e disa bizneseve.