Gjobë deri në 2 mijë euro për personat fizikë e deri 8 mijë atyre juridikë që shkelin vendimin e kufizimit të lëvizjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për gjobat që do t’u jepen atyre që nuk i përmbahen vendimeve të Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Nga 1000 deri 2000 euro gjobë do t’u jepen personave fizikë, e 3000-8000 euro atyre juridikë.

“Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000€ – për person fizik; 3000-8000€ – për person juridik;”, ka njoftuar Ahmeti.

Reklama e sponzorizuar

Ahmeti thotë se është “Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka! Zbatoni masat! #rriNshpi”, ka njoftuar Ahmeti në Facebook.