Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka shfuqizuar vendimin e ish-ministres, Dhurata Hoxha, sipas atij vendimi kryeinspektori i Inspektoriatit në Ministrinë e Drejtësisë, përveç pagës mujore, i janë ndarë edhe nga 500 euro tjera në muaj.
Haxhiu ka bërë të ditur se përveç anulimit, këtë vendim do e dërgojë në Prokurori, shkruan Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë i Haxhiut:
Dje, kam shfuqizuar vendimin e paligjshëm të ish ministres Dhurata Hoxha, lidhur me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së.
Nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro.
Këtë vendim të paligjshëm do ta dërgojmë edhe në prokurori.