Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se pas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Kosovës për rënie ekonomike gjatë këtij viti, nevojitet një plan për rimëkëmbjke për pesë vitet e ardhshme.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se duhet të thellohet partneriteti politik dhe ekonomik me ShBA’të, Gjermaninë dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, për të tërhequr investitorë nga këto vende.
“Na duhet të fuqizojmë mbrojtjen e investitorëve dhe të sigurojmë marrëdhenie ekonomike të hapura e konkurrente me vendet në rajon, në mënyrë që investitorët që vijne në Kosovë të shohin perspektivën për qasje në tregun rajonal dhe me gjerë”, ka shkruar Hoti./Express