Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së voton për kandidimin e Hotit për kryeministër

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar për kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër të Qeverisë së re.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një letre ka falënderuar anëtarët e këtij Këshilli.

Mustafa tutje ka shtuar se nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë përgjigjur 117, 115 prej tyre kanë votuar për kurse dy janë shprehur kundër.

Reklama e sponzorizuar

“Në bazë të kësaj, si kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që Avdullah Hoti ta përcaktojë kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Mustafës.

Image