Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka raportuar se në dhjetë ditët e fundit nuk është raportuar asnjë vdekje nga koronavirusi.
Kina të shtunën ka raportuar 12 raste të reja, 11 prej tyre të importuara, transmeton KOHA.
Një ditë më parë, 89 pacientë janë liruar nga spitali pasi janë shëruar, ndërsa 566 njerëz që kanë qenë në kontakt me pacientët e infektuar, janë liruar nga mbikëqyrja mjekësore.
Deri më tani janë 720 raste të importuara. Numri total i rasteve ka arritur në 82 mijë, por 77 mijë prej tyre janë liruar. 4 mijë e 600 persona kanë vdekur.
Komisioni i shëndetësisë kineze ka bërë të ditur se rastet e importuara janë nga 50 shtete ndërkaq, me lehtësimin e masave dhe numrit të vogël të rasteve të reja, Kina ka vazhduar të ndihmojë shtetet e tjera në luftën kundër virusit.