Mërgimtarët që jetojnë në Zvicrës dhe Gjermani janë nga dy vendet që deri më tani kanë derdhur më së shumë donacione për t’i ndihmuar Kosovës për ta luftuar koronavirusin.
Besnik Bislimi, Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se nga Gjermania janë derdhur 92 mijë euro, raporton Gazeta Insajderi.
“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika”, ka shkruar Bislmi.