Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference për gazetarë i ka theksuar tri kritere për largimin e masave të izolimit nga shtetet.
Ajo tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet t’i marrin parasysh shifrat e rasteve të infektimeve, kapacitetet e sistemeve shëndetësore dhe nivelin e testimit të mundshëm para se t’i largojnë masat kufizuese, që do të mund të sillte rritje të numrit të rasteve.
European commission president Ursula von der Leyen outlines three criteria for lifting lockdown restrictions.
— Jennifer Rankin (@JenniferMerode) April 15, 2020
1. Epidemiological – is the virus diminishing?
2. Healthcare systems – hosp beds, equipment stocks and care in community
3. Large-scale testing to monitor virus.
Ajo gjithashtu tha se plani i Komisionit Evropian nuk duhet të shihet si sinjal që vendet duhet ta fillojnë largimin e masave të izolimit tani, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.