Komuna e Deçanit një dezinfektues 50 mililitër për duar e blen 4 euro (dokument)

Një dezinfektues për duar 50 mililitër komuna e Deçanit përmes një procesi të Prokurimit e ka blerë për 4 euro, deri sa çmimi më pakicë i një dezinfektuesi 500 mililitër, apo edhe 9 herë më madh është rreth 4 euro, raporton “Front Online”.

Në kontratën e siguruar shihet se për furnizim emergjent me material higjenik komuna e Deçanit e ka përzgjedhur kompaninë  “GIPA” e ku vlera e tenderit është 39,900 euro.