Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur të enjten se homologut italian, Liuigi di Maion, ia ka shprehur solidaritetin e Kosovës në betejën e popullit italian me pandeminë e koronavirusit.
Konjufca ka treguar se këtë gjë ia ka thënë Di Maios gjatë bisedës telefonike të zhvilluar mes tyre, të mërkuren.
“Gjatë kësaj bisede i shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-10 dhe i urova që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Në emër të Republikës së Kosovës shpreha solidaritetin tonë për betejën që populli italian po e bën me këtë pandemi”, shkruan Konjufca përmes një statusi në Facebook.
Ministri në Detyrë i Jashtëm po ashtu ka treguar se homologun e tij e ka njoftuar për gjendjen në Kosovë me pandeminë e koronavirusit dhe hapat e ndërmarrë nga autoritetet.
“U pajtuam që t’i vazhdojmë kontaktet tona për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë”, shkruan ai.