Kthimi i vështirë i bizneseve në treg

Fillimi i majit mund të shënojë ringjalljen e disa sektorëve të ekonomisë, të cilët për shkak të pandemisë kanë pezulluar aktivitetin.

Pas pushimit të detyruar për afro 7 javë, bizneset gradualisht do t’i hapin dyert për klientët e tyre. Dyqanet e këpucëve, të tekstilit e të tregtisë me pakicë, pritet që të jenë ndër bizneset e para që do të hapen, shkruan KOHA.

Në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) nuk i kanë treguar hollësitë e rihapjes së bizneseve. Por, në reagimin e tyre përfaqësuesit e bizneseve e shohin këtë si mesazh optimist. Ata krahas entuziazmit, tërheqin vërejtjen se ato nuk do ta kenë të lehtë kthimin me kapacitet të plotë pas bllokimit të aktiviteteve të tyre.

Reklama e sponzorizuar

Edhe Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se hapja e bizneseve nuk nënkupton se menjëherë do të kthehet tregu.