Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, bashkë me Kurtin, e quajtën të kotë thirrjen e seancës nga Partia Demokratike e Kosovës.
Bislimi foli po ashtu rreth Pakos Fiskale Emergjente, që sipas tij, në këtë kohë shuma prej 170.6 milionë eurosh është e mjaftueshme.
“Nga fondi monetar kemi marrë 5 mln euro. Kjo është bllokuar nga Parlamenti, fatkeqësisht”, tha Bislimi.
Sipas Bislimit opozita po synon të bllokojë qeverinë në detyrë.
“Harrojeni që mund ta bllokoni qeverinë”, tha ai.
“Me masat që kemi ndërmarrë kemi shkaktuar një rënie të madhe në aktivitetin ekonomik. Nuk duhet me pa vetëm shumën që kemi alokuar por edhe pjesën tjetër që reflektohet për të hyrat buxhetore. Askush nuk mundet me ditë sa ka me zgjat kriza. Nuk ka logjikë me bë pako afatgjate pa e ditë sa ka me qenë dëmi në ekonomi. Ne jemi mundu një pjesë të mbështetjes nga pako me siguru nga jashtë dhe kemi kërkuar ndihmë. Një pjesë të kredive nuk kemi me mujt me i marr në këtë fazë sepse parlamenti ka zgjedh me blloku qeverinë. Parlamenti ka zgjedh që duke i rrit përmasat e humbjeve të krijoj argumente falso. Me vendimin e sotëm që po synojnë me marr në Kuvend ata po mendojnë që munden me na blloku. Mesazhi për opozitën harrojeni që mundeni me blloku qeveris. Pajtohem që për pakon për ekonominë kemi me pas nevojë por shpresojmë që nuk do të ketë bllokim”, tha Bislimi, përcjell KOHA.
Kurti shtoi se “Seancat e tilla janë kundërproduktive, janë edhe të kota sepse janë jashtë temës”.