Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka emëruar Alma Dushi Kabashin zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, raporton Express.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Zonja Dushi Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20 vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare, sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar”, thuhet në komunikatë.