Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka mbajtur një konferencë për media sëbashku me këshilltarin e tij politik Shkëlzen Gashi.
Kurti në pyetjen se a do të ketë pranim-dorëzim të postit të kryeministrit për mandatarin e ri të propozuar nga LDK-ja, u shpreh se nuk ka parë tekst me nënshkrim të Presidentit me ofertën për partinë e dytë, raporton Gazeta Express
“Unë nuk e kam tekstin me nënshkrim të Presidentit për ofertën për partinë e dytë. Duhet ta shohim letrën me nënshkrim dhe me çfarë baze kushtetuese është bërë kjo ofertë për partinë e dytë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Presidenti nuk mund t’a shkruajë kushtetutën por duhet ta respektojë atë.
“Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë. Letra e parë pas mocionit ishte me 2 prill që ma dërgoj presidenti, në pasditën e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare, ku shkruan në kushtetutë që 20 ditë më pas duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi”, ka thënë ai.