Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike, raporton Gazeta Express
“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK’së dhe kandidatin për kryeministër kemi arritur marrëveshje koalicioni. Pas zhvillimeve të kohëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që ka ndodhë. Kosova ka nevojë për një qeveri që e mbikqyrë parlamentit, i përgjigjet dhe një qeveri që mund të funksionojë sipas ligjeve”, ka thënë ai, derisa ka treguar edhe për ministritë që do të marrin.
“Tash do të del marrëveshja. Nisma ma e interesume ka qenë si me ardh një mundësi me kalu krizën, ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin”, tha ai.
Limaj megjithatë nuk i ka bërë publik emrat e ministrave të partisë së tij.