Mbi 2 milionë e 700 mijë të infektuar në botë nga koronavirusi

Mbi 2 milionë e 700 mijë raste janë konfirmuar pozitiv në botë me koronavirus, ndërkaq 191.074 kanë vdekur.

Numrin më i madh i të infektuarve është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm në 24 orët e fundit 1894 raste janë konfirmuar pozitiv ndërkaq kanë vdekur 50.243 persona.

Ndërkaq në vendet e Evropës deri tash janë 1.193.461 persona të infektuar me 114.272 persona të vdekur, shkruan Index Hr, transmeton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Kurse numri i të shëruarve në nivel global deri tash është 749.666 personave, aktiv me koronavirus në botë janë 1.785.454.