Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se nëse ndonjëra nga bankat nuk respekton vendimin e BQK-së do të sankionohet ashpër, konform legjislacionit në fuqi, poashtu duke kërkuar nga bankat që të mos kenë rritje të tarifave apo shtrenjtim në kohë të pandemisë.
” Në rast se ndodhë që një prej bankave nuk e respekton këtë vendim, të cilin jemi dakorduar dhe është vendim i BQK-së, i kemi paralajmëruar bankat që do të kryejm egzaminime vetëm për këtë qështje pra pasi të kryhet pandemia, dhe nëse del që njëra prej bankave nuk respekton me përpikmëri vendimin masat do të jenë konform legjislacionit në fuqi, do të jenë masa shumë të ashpra. Poashtu kemi kërkuar që mos të ketë rritje të tarifave apo shtrenjtim të tarifave në këtë kohë të pandemisë”, tha Mehmeti për RTK.