Ministria e Brendshme me vendim u siguron deputetëve leje të veçantë për seancë

Një vendim për leje të veçantë të qarkullimit u është lëshuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për seancën e jashtëzakonshme të së martes, në të cilën do të diskutohet për pakon 320 milionëshe të PDK-së.

Vendimi, i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, krahas deputetëve, vlen edhe për punonjësit e administratës së Kuvendit, transmeton KOHA.

“Lejohet qarkullimi hyrje-dalje në të gjitha zonat në karantinë si dhe në zonat tjera gjatë orëve ku është i ndaluar qarkullimi në Republikën e Kosovës, për Deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe punonjësit e Administratës së Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në Seancën Plenarë të Kuvendit të Kosovës me datë 14.04.2020”, shkruan në vendimin e datës 13 prill.

Reklama e sponzorizuar

Shtojcë e tija është edhe lista e personelit.

Ushtruesi i detyrës në Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla në konferencën e shtypit, mbrëmjën e së hënës, e kishte paralajmëruar një gjë të tillë. 

Image