Italia ka regjistruar 575 të vdekur në 24 orët e fundit, 50 më shumë se një ditë më pare, njofton Reuters.
Po ashtu janë shënuar edhe më shumë raste pozitive se një ditë më parë, 3.493.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë është rritur në 172.434, kurse i të vdekurve ka shkuar në 22.745.
Autoritetet italiane kanë njoftuar edhe për 2.563 pacientë të shëruar. Totali i të shëruarve është rritur në 42.727.
Të shtrirë nëpër spitale janë 25.786, kurse në gjendje kritike 2.812 pacientë.
Në rajonin e Lombardisë, vatrën e koronavirusit në Itali, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.041 raste pozitive dhe 243 të vdekur.
Deri më sot numri i mostrave të kryera në Itali është 1.244.108.