Pas gati 3 muaj izolim, Wuhani, epiqendra e koronavirusit u hap të mërkurën.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë, siç transmeton TCH raportimet, janë shënuar dy vdekje të reja në Wuhan të provincës Hubei.
Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se u regjistruan 63 raste të reja ku 61 janë të importuara. Mësohet se janë raportuar edhe 56 raste të reja asimptomatike.
Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Kinë është 81 mijë e 865.