Në mjediset me popullsi serbe në Kosovë, 49 të infektuar me koronavirus

Në mjediset me popullsi serbe në Kosovë, sipas njoftimeve të Beogradit, janë regjistruar 49 raste me koronavirus, 10 nga të cilët po marrin trajtim në Qendrën Spitalore në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton Koha.net.

Siç ka deklaruar Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, këtë javë në institucionet shëndetësore të Kosovës (e ka fjalën për mjediset me popullsi serbe), do të nisin punën 75 75 mjekë dhe 200 infermiere të sapo punësuara.