SHBA vijon të përballet me një krizë të rënduar për shkak të Covid-19.
Deri më tani në vend janë shënuar 7,403 viktima.
Të premten e 3 prillit, rreth 1,100 persona humbën jetën, numri më i lartë brenda një dite deri tani.
Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar 1,584 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.
Rritje të frikshme ka pësuar dhe numri i të infektuarve e cila ka shkuar në 277,552.
Edhe ekonomia amerikane është goditur rëndë nga pandemia pasi vetëm në muajin mars u mbyllën 701,000 vende pune.