Në vitin 2019, ujësjellësi “Prishtina” ka pasur 57 për qind humbje

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka mbajtur mbledhjen në të cilën u shqyrtua raporti vjetor për vitin 2019, pagat e zyrtarëve të ndërmarrjes.

Ushtruesi i detyrës së  kryeshefit ekzekutiv, Sokol Xhafa, ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2019 përfshirë edhe indikatorët e performancës të cilët kanë ndikuar në ndërmarrje. Xhafa njoftoi se për vitin 2019 ujësjellësi ka pasur 57% humbje.

Xhafa theksoi se pandemia ka pasur impakt negativ në performancën e ndërmarrjes, duke pasur rënie të dukshme në inaksim dhe faturim.

Reklama e sponzorizuar

“Është një raport qe tenton të paraqes se cfarë ka ndodhur brenda një vitit duke përfshirë edhe indikatorët e perfomancës. Janë disa pika që knë të bëjnë me humbje potenciale dhe teknike që ndikojnë në përformancën e ndërmarrjes. Pandemia ka ndikuar mjaftë shumë në ndërmarrje, ulja e inkasimeve dhe faturimeve ka rënë dukshëm. Do të tentojmë ta rikuperojmë me aq sa kemi mundësi me kapacitetet tona”, tha Xhafa.

Ai ka bërë me dije se ujësjellësi e ka paguar kosin e kredive të Bankës Gjermane, raporton Ekonomia Online.

“Ndërmarrja ka arritur të paguajë këstin e kredive të bankës gjermane. Ka pësuar një ngritje  në aspektin e  faturimit si proces. Gjendja faktike është së janë rritë caqet ku kemi rritje 95% të pjesës së arkëtimit të indeksit”, tha ai.

Sipas tij,  kërkesa për ujë është rritur, duke përfshirë edhe Fushë Kosovën.

“Investimet që  janë bërë kemi pasur mundësi që të rriten kapacitetet në shpërndarje. Gjatë vitit 2019 ndërmarrja ka prodhuar ujë  mbi 48 mijë kub”, shtoi Xhafa.

Ai ka raportuar se janë rritur shpenzimet operative, për blerje të ujit të përpunuar, provizionini dhe amortizimi për shkak të thatësisë së liqenit të Badovcit dhe Ibër Lepencit.

“Numri i punëtorëve ka qenë me i madh. Numri i konsumatorëve është rritë përkundër parashikimit. Zhvillimi urban dhe ndërtimet e reja kanë ndikuar në rritje. Në vitin 2019 kemi pasur mbi 135 mijë konsumatorë”