OBSH: S’ka të dhëna që të shëruarit nuk mund të infektohen sërish

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se aktualisht “nuk ka të dhëna” që njerëzit që janë shëruar nga sëmundja COVID-19 dhe kanë antitrupa, nuk mund të infektohen sërish.

OBSH-ja po ashtu paralajmëroi kundër “pasaportave të imunitetit” ose “certifikatave” që dëshmojnë se njerëzit e shëruar nuk paraqesin rrezik për të infektuar të tjerët me COVID-19, duke thënë se praktika të tilla në fakt mund të bëjnë që virusi të përhapet më shumë.

Shteti i Kilit javën e kaluar nisi të shpërndajë “pasaporta të shëndetit” për njerëzit që ishin shëruar nga koronavirusi. Në këtë shtet, kushdo që është shëruar nga koronavirusi, mund të rikthehet në punë.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 2,8 milionë njerëz nga koronavirusi i ri.